Shqipëria i është rikthyer panoramës para nisjes së sezonit turistik sa i përket Covid-19. Dita-ditës po shtohen të vdekurit dhe të infektuarit me virusin e rrezikshëm. Ministria e Shëndetësisë njofton sot se nga 4,063 testime të kryera, 905 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid. Po ashtu, raportohet se në 24 orët e fundit janë shënuar 3 humbje jete dhe se 347 pacientë janë shëruar

RAPORTI I DETAJUAR: Janë kryer 4063 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 905 qytetarë, në këto bashki: 200 raste në Tiranë, 158 në Shkodër, 43 në Durrës, 39 në Korçë, 36 në Kavajë, nga 33 raste në Vau i Dejës, Vlorë, nga 26 raste në Sarandë, Krujë, 25 në Fier, 22 në Elbasan, 19 në Kurbin, nga 17 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, Kamëz, 16 në Lushnje, nga 14 raste në Berat, Kolonjë, 10 në Bulqizë, nga 9 raste në Prrenjas, Peqin, Himarë, nga 7 raste në Pukë, Mat, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Cerrik, Dimal, Gjirokastër, Tropojë, nga 5 raste në Mallakastër, Memaliaj, Pogradec, nga 4 raste në Këlcyrë, Selenicë, Rrogozhinë, Kukës, nga 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Kuçovë, nga 2 raste në Librazhd, Belsh, Skrapar, Devoll, Vorë, nga 1 rast në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq.

Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 tre qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 58-67 vjeç dhe një qytetar 81 vjeç nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,723 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Gusht 2021) Raste të reja ditore 905 Të shëruar në 24 orë 347 Të shtruar në spitale 96 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 4063 Testime totale 1,030,132 Raste pozitive 144,079 Raste të shëruara 132,723 Raste Aktive 8866 Humbje jete 2,490 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3244 Shkodër 1597 Vlorë 791 Fier 685 Durrës 651 Lezhë 441 Elbasan 414 Berat 296 Gjirokastër 254 Korçë 221 Kukës 137 Dibër 135