Njëra nga tri partitë në pushtet në Poloni njoftoi sot daljen e saj nga koalicioni konservator-nacionalist, pas shkarkimit nga detyra e liderit të saj, Jaroslaw Gowin. “Ne po largohemi nga qeveria me kokën lart, dorëheqja ime është fundi i së Djathtës së Bashkuar dhe rënia e koalicionit”, tha për gazetarët kreu i partisë Antente, pasi kryeministri Mateusz Morawiecki e shkarkoi atë nga posti i si zëvendëskryeministër.

Në njoftimin e dorëheqjes së tij, zëdhënësi i qeverisë kritikoi Jaroslaw Gowin për mungesën e punës së mjaftueshme në një reformë të madhe ekonomike. Partia e Gowin ka 10 deputetë në dhomën e ulët të parlamentit dhe dorëheqja e tij mund të çojë në humbjen e shumicës së qeverisë.