Fjoralba Ponari është një nga ato personazhe të sinqerta dhe që nuk ngurron t’i tregojë mendimet e saj drejtpërdrejtë, ndaj në vetëm pak kohë në ekran ka arritur të fitojë zemrat e shumë njerëzve.

Së fundmi, prezantuesja bukuroshe ka treguar se si ka arritur të dobësohet. Në një ‘bisedë’ të bërë së fundmi me ndjekësit e saj në një ‘Ask’ në Instagram e pyetur se si është dobësuar pasi ka qenë më e mbushur , ajo tregon se çfarë diete përdori, por gjithashtu një episod të pakëndshëm me peshën, kur u dobësua më shumë seç duhej dhe nuk ndihej mirë me veten.

“Kam qenë 70 kg, shkova 50 (por dukesha dhe ndihesha jo mirë), tani 56 +_ 2 kg në varësi të stresit dhe ngarkesës në punë! Për t’u dobësuar haja vakte çdo tre orë me porocione të vogla!”

Kujtojmë se Fjoralba përmbylli me sukses një sezon të emisionit të humorit ‘Portokalli’, të cilës ju besua bashkëprezantimi me aktorin Salsano Rrapi. Prezantuesja bukuroshe ka treguar se do të rikthehet si prezantuese sërish në sezonin tjetër dhe se do të vazhdojë me programin “Më thuaj një dëshirë” në autorsinë e saj. Fjoralba, gjithashtu ka treguar se së shpejti do të vijë edhe si këngëtare me projekte të reja muzikore.