Autoriteti Rrugor Shqiptar edhe këtë sezon veror është çdo ditë në terren. Me gjithë shtimin e qarkullimit të mjeteve gjatë sezonit veror, ARRSH nuk e ka ndalur punën për të mbajtur në gjendje sa më optimale rrugët. ARRSH thekson se, me mjete dhe punëtorë, pa penguar trafikun, u bë rregullimi i sinjalistikës, pastrimi i bimësisë në bankina, i mbetjeve urbane në trup të rrugës, i kanaleve, skarpateve dhe prerja e vegjetacionit.

“Çdo ditë në terren. Në të gjitha akset kombëtare, me mjete e punëtorë, pa penguar trafikun u bë rregullimi i sinjalistikës pastrimi i bimësisë në bankina, i mbetjeve urbane në trup të rrugës, i kanaleve, skarpateve dhe prerja e vegjetacionit”, thekson ARRSH në një postim në rrjetet sociale teksa publikon edhe foto nga puna me mjete dhe punëtorë në akset rrugore kombëtare.