Kryetari i Parlamentit Europian, David Sassoli është shprehur se është përgjegjësi e Bashkimit Europian për të pranuar refugjatët afganë.

Ai gjithashtu theksoi se refugjatët që vijnë nga Afganistani i cili tashmë ka rënë në duart e talebanëve duhet të shpërndahen midis shteteve anëtare të BE-së.

“Ne duhet t’i mbrojmë ata që kanë punuar dhe bashkëpunuar me ne. Nuk mund të lejojmë që ata të qëndrojnë atje”, theksoi Sassoli në një komunikim për mediat.

Sassoli me tej theksoi se vendet kanë përgjegjësi, duke u shtuar se ka besim e Komisioni Europian do të miratojë shpërndarjen e barabartë të tyre midis shteteve anëtare.

Ndërkohë më shumë se 2,200 diplomatë dhe civilë janë evakuuar nga fluturimet ushtarake nga Afganistani, shkruajnë mediat e huaja.