Kompania jugkoreane Samsung, së shpejti do të prezanton modelin e ri të telefonit të mençur. Bëhet fjalë për Samsung Galaxy AO3, që së shpejti do të prezantohet e këtë e kanë konfirmuar edhe në ueb-faqen e kësaj kompanie.

Madje është shfaqur faqja për përkrahje teknike për Samsung Galaxy AO3, dhe atë në ueb-faqen zyrtare të Samsungut në Indi. Tashmë është bërë praktikë që shumë prodhues fillimisht i prezantojnë produktet e tyre të reja në Indi dhe Kinë, kështu që pritet që ky model të jetë i disponushëm edhe në Evropë.

Megjithatë në këtë ueb-faqe deri më tani nuk është zbuluar asgjë për modelin e ri. Deri më tani dihen vetëm ato detaje që kanë “rrjedhur” në ueb-faqe të ndryshme – ekran 6.5 LCD me 5 MP selfie kamerë dhe tri tjera me 13 MP dhe dy tjera me 2 MP.