Il pronto soccorso dell’ospedale Maggiore di Cremona, 05 marzo 2021. In Italia sono stati superati i 3 milioni di casi di coronavirus accertati da inizio epidemia, oltre un anno fa, secondo i dati del ministero della Salute. Oggi infatti i contagi sono 24.036, portando il totale a 3.023.129. ANSA/FILIPPO VENEZIA

Sipas një deklaratë të ministrit të shëndetësisë italiane, Sicilia do të rikthejë masat anti-Covid për shkak të rritjes së rasteve. Sicilia do të kalojë në “zonën e verdhë” të Italisë, tha ministri i shëndetësisë Roberto Speranza, që do të thotë se njerëzit duhet të mbajnë maskë në ambientet e jashtme dhe të brendshme si dhe të ruajnë distancën sociale.

Kjo është hera e parë në dy muaj që masat kundër COVID-19 rivendosen në nivel rajonal. Sicilia ka numrin më të madh të të shtruarve në spitale dhe në kujdes intensiv për shkak të COVID-19.

“Virusi nuk është mposhtur ende dhe ne duhet të vazhdojmë të investojmë në fushatën e vaksinimit,” tha Speranza. Italia ishte një nga vendet europiane më të prekura për shkak të COVID-19. Vendi ka regjistruar 4.5 milionë raste që nga fillimi i pandemisë dhe mbi 129,000 vi kt ima.