Muaji shtator do të jetë një tjetër muaj i hapur vaksinimi për personat mbi 18-vjeç. Lajmi u bë sot i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Lu fta me COVID nuk ka përfunduar. Prej muajsh kemi në duar armën jetëshpëtuese, vaksinë. Të dhënat epidemiologhjike të dy javëve të fundit tregojnë se rastet e infektimeve janë 5 herë më të lart ase dy javë më parë. Rritja vjen si pasojë e Delta. Në Spitalin Infektiv, ndodhe t shtruar 84 pacientë, ka prej tyre që janë në gjendje më të rëndë dhe janë në terapi intensive. E përbashkëta e këtyre pacienteve që po vuajnë pasoja më të rënda, është se ata nuk janë vaksinuar. Virusi do vijojë të qarkullojë, pyetja është a duam ta mbrojmë ne jetën duke marrë vaksinën apo do t’ja lëmë fatit. Kjo pandemi na dha mesazhin se këtë luftë e ftojmë vetëm sëbashku. Përpara kemi vjeshtë-dimrin dhe me gjasë do kemi përballjen me një valë të COVID. Ne kemi një plan masash, jemi përgatitur të shtojmë stafet në testim, vaksinim e për kujdesin ndaj pacientëve. Shtatori do të jetë muaj vendimtar për të rritu mbulesën vaksinal edhe kemi vendosur që të jetë muaj i hapur për vaksinimin masiv të personave mbi 18-vjeç”, tha Ministrja.