Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, pasi situata me koronavirusin është përkeqësuar. Vetëm dje u regjistruan 36 vdekje nga virusi, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Nga sot, efektivët e policisë pritet të punojnë 12 orë, ndërsa shkurtohet orari i gastronomisë.