Vijon të rritet numri i vi ktim ave nga koronavirusi në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm 20 të infektuar.

Ndërkohë, MSH e Kosovës thekson se nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjithashtu, sot janë shëruar 962 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661. Në total numri i rasteve aktive është 26.525.