Bruno Alves, ish-mbrojtës i Parma-s, aktualisht pa ekip, ka folur për të ardhmen e Cristiano Ronaldo-s.

“Mendoj se do të qëndrojë. Juventus është një klub i madh , ka shumë lojtarë të rëndësishëm. Rikthimi i Allegri-t është i rëndësishëm. Juventus është e fortë, nuk mund të largohesh kur je në një skuadër të fortë”, ka thënë Alves për Tuttomercatoweb.