Vendet evropiane po vendosin kufizime të rrepta udhëtimi, ndërsa numri i infeksioneve nga COVID-19 po rritet në kontinent.

Nga e hëna, Spanja do të shpallë Gjermaninë një zonë të rrezikut për COVID-19, për shkak të rritjes së numrit të rasteve atje.

Më parë, vetëm pesë nga 16 shtetet federale të Gjermanisë konsideroheshin zona me rrezik: Berlini, Hamburgu, North Rhine Westphalia, Saarland dhe Schleswig-Holstein.

“Nga e hëna, Republika Çeke do ta klasifikojë Gjermaninë si “zonë portokalli” që do të thotë rrezik mesatar”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Pragë.

Në praktikë, kjo nuk sjell asnjë ndryshim. Si më parë, kushdo që dëshiron të hyjë në vend duhet të tregojë një test negativ ose të jetë plotësisht i vaksinuar. Për më tepër, duhet të plotësohet një formular regjistrimi në internet.

Zvicra dhe Bullgaria, megjithatë, tani janë të listuara si “zona e kuqe” dhe masat do të bëhen më të rrepta.

Personat që udhëtojnë nga këto vende duhet të paraqesin një test negativ PCR, në kthim dhe të vendosen në karantinë, që mund të përfundojë me një test tjetër PCR në ditën e pestë.

Të vaksinuarit plotësisht janë gjithashtu të përjashtuar nga kjo kërkesë.

Në mënyrë të ngjashme, rregulla të rrepta do të zbatohen në të ardhmen për SHBA-në dhe Izraelin.

Udhëtarët që hyjnë në Gjermani nga zonat spanjolle me rrezik të lartë, të tilla si Madridi ose Ishujt Baleare, duhet të karantinohen për 10 ditë, nëse nuk janë të vaksinuar apo të shëruar. Kjo periudhë izolimi mund të përfundojë pas pesë ditësh me një test negativ.

Qeveria gjermane klasifikoi ishullin e Kretës dhe ishujt e tjerë grekë të pushimeve, të tilla si Rodos, Kos dhe Mykonos, si zona me rrezik të lartë, për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me COVID-19.