Ndërsa aeroporti i Kabulit ndaloi së funksionuari për disa orë dhe aktiviteti i tij u pezullua kanë nisur sërish fluturimet ushtarake për evakuimin e diplomatëve dhe civilëve . Sipas një zyrtari të sigurisë i cili ka folur për Reuters numri i civilëve në aeroport është zvogëluar, një ditë pas skenës kaotike në të cilën trupat amerikane qëlluan për të shpërndarë turmat dhe njerëzit filluan të kapeshin pas një aeroplani ushtarak amerikan teksa ngrihej për të fluturuar . Dy prej tyre humbën jetën gjatë ngritjes në ajër të avionit.

Pamjet ku dhjetëra mijëra afganë përpiqen të ikin ndërsa ndjekin nga pas një avion kanë bërë xhiron e botës. Trupat amerikane kanë vrarë edhe dy persona të armatosur që qëlluan mbi turmën në aeroport. Forcat amerikane morën kontrollin e aeroportit pasi kjo ishte mënyra e tyre e vetme për të fluturuar jashtë vendit.

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe Ish-presidenti amerikan George Ë. Bush i cili i ka ndjekur me shqetësim ngjarjet e fundit në Afganistan .Në një deklaratë për shtyp ai dhe ish-zonjë e parë Laura Bush u shprehën se ndihen të pikëlluar si për njerëzit afganë edhe për ushtarët amerikane që kanë sakrifikuar shumë.