“Oferta e bërë për Mbappe është e ulët, madje më pak se sa ne e kemi blerë te Monaco. Ne nuk bëhemi pengesë, por Kylian mund të largohet me kushtet tona dhe jo nën vlerën që kemi paguar për të”.

Leonardo ishte i qartë me deklaratën e tij për Real Madrid, klub që tani po mendon të rrisë ofertën e parë që kapte shifrën e 160 milion eurove.

Le Parisien, që një ditë më parë raportonte se PSG do 220 milion euro për kartonin e Mbappe, shkruan sot se Reali është gati të ta rrisë ofertën.

E reja do të jetë 180 milion euro, aq sa PSG ka paguar te Monaco për Mbappe. Francezët do të duhet të mendohen mirë, nisur nga fakti që sulmuesi i përfundon kontrata verën e ardhshme.