Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në pallatin e brigadave deputetë të rinj dhe të vjetër, për të diskutuar për vizionin e mandatit të tretë qeverisës. Rama: Kaluam një periudhë marramendëse ku puna nuk u ndërpre, uniteti i grupit të PS nuk u vu asnjëherë në pikëpyetje, reformat e ligjit u diskutuan dhe miratuan. Ata që gjatë mandatit të tretë nuk do të jenë do kenë mundësi të përfshihen në punët e mëdha të ekzekutivit dhe partisë që duhet që në këtë mandat t’i japim energji të re.

Tani nis në 3 hapësira të ushtrimit të detyrave tona Kuvend, qeveri qarti puna e madhe për dy fitore të tjera shumë të rëndësishme për vizionin Shqipëria 2030. Çfarë do mbjellim përditë do korrim në ditën kur populli do ndajë të njomët nga të thatët. Mandati i 3 do jetë një sfidë shumë e madhe në vetvete, se nëse në të parin nxorëm Shqipërinë nga gropa ku e kishin futur, në të 2 vumë themele të qëndrueshme në shumë sektorë, ky i treti do jetë mandati i ngjitjes më lartë, në atë majë ku e duam Shqipërinë në fund të kësaj dekade.

Kemi marrë një notë kaluese për qeverisjen, por sa më mirë mund të kishim qeverisur. Sa ishte qeverisja jonë 4 vjeçare pjesë e zgjedhjes që kanë bërë shqiptarët dhe sa ka ndikuar mungesa e alternativës ndaj nesh. Sa gjak i ri ka hyrë në organizmin e kësaj partie gjatë mandatit të dytë dhe si do ta ripërtërijmë partinë më tej, duke shtuar radhët, energjitë, peshën e politikës, frymën e patriotizmit, vullnetarizmin për idetë në raport me peshën e kërkesës shumë shqetësuese për një vend pune në shtet.

Këto dhe të tjera pyetje ka sa të duash, kërkoj një vështrim kritik mbi vetveten në radhë të parë. Por gjithsecili nga ne duhet të kërkojë brenda vetes se çfarë mund të bëjë më mirë. Kjo që është sot këtu është skuadra drejtuese e PS dhe vendit në 4 vitet e ardhshme. Skuadra që duhet t’i japë drejtim shumë punëve.