Gjermania e mbështet hapur iniciativën e re në rajon ”Open Balkan”. Në një përgjigje për mediat e Kosovës, qeveria gjermane prononcohet se çdo bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm dhe e rëndësishme është të jetë gjithpërfshirëse. “Çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim fuqishëm Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal”, ka zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Qeveria gjermaninë inkurajon vendet e Ballkanit Perëndimor të zotohen në detyrat urgjente pvr të finalizuar katër marrëveshjet për lirinë e udhëtimit. “Krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e riafirmuan angazhimin për këtë projekt historik në Samitin e fundit të Procesit të Berlinit më 5 korrik. Detyra urgjente tani është të finalizohen negociatat e katër marrëveshjeve për lirinë e udhëtimit me kartat e identitetit, lirinë e udhëtimit për shtetasit e vendit të tretë dhe njohjen e kualifikimeve akademike e profesionale.

Siç nënvizoi kancelarja gjermane, Merkel, gjatë konferencës së shtypit pas Samitit të Procesit të Berlinit më 5 korrik, përpjekjet duhet të ridyzohen për ta arritur këtë hap të rëndësishëm përpara deri në samitin BE – Ballkan Perëndimor më 6 tetor”, ka shtuar zëdhënësi. Nga kritikët, ”Open Balkan” është parë si një devijim i rrugës drejt BE të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë, por për qeverinë gjermane se perspektiva europiane e rajonit të Ballkanit Perëndimor bazuar mbi metodologjinë e re të zgjerimit mbetet e pandryshuar.