Lionel Messi është prezantuar te Paris Saint Germain. Teksa ai prezantohej në Parc des Princes dhe bëri konferencën e parë për media si lojtar i PSG-së, jashtë ishin mbledhur mijëra tifozë të klubit, që prisnin me padurim të shihnin idhullin e tyre të ri.

Pas prezantimit, Messi doli dhe i përshëndeti tifozët jashtë Parc des Princes, aty ku për dy vite do të tentojnë të jap më të mirë për të fituar trofe. Dëshira e Messit është të fitojë Champions League, njëjtë edhe dëshira e PSG-së, kështu që kanë bashkuar armët për të shkruar historinë.