Policia e Shtetit ka konstatuar mbrëmjen e djeshme gjatë kontrolleve në terren, shoferë duke drejtuar mjetin me shpejtësi deri në 176 km/ h . Rasti në fjalë është regjistruar në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Si pasojë, gjatë monitorimeve 4 orëshe, janë pezulluar 10 leje drejtimi si dhe janë vendosur 22 gjoba, kryesisht për shpejtësi mbi normën e lejuar.

“Duke vlerësuar shqetësimin qytetar dhe rrezikun permanent që shkakton shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, e adresuar në forma dhe menyra të ndryshme, e ndersa pritet një reflektim pozitiv nga përdoruesit e rrugës, konstatimet e rrugorëve, telefonatat dhe denoncimet e qytetareve nëpërmjet aplikacionit të Komisariatit Dixhital, tregojnë se ka akoma shumë punë për të disiplinuar të “pabindurit” dhe “vrasësit e sigurisë në rrugë”, mjafton të referosh disa nga shkeljet kryesore të evidentuara përgjatë muajit korrik nga Policia Rrugore e kryeqytetit, të cilat mbartin jo vetëm disa numra statistikor, por dhe shkallën e lartë të rrezikut dhe neglizhencës që karakterizon akoma drejtuesit e mjeteve, që vijojnë të luajnë me sigurine e jetes së tyre dhe të tjerëve në rrugë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë Gjatë mbrëmjes e deri në orën 23:55, janë konstatuar me radar shpejtësi që cënojnë sigurinë e jetës në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, 165 – 176 km/h. Rrugorët e kryeqytetit vijojnë patrullimet dhe kontrollet parandaluese në rrugët urbane dhe interurbane, duke përdorur të gjitha kapacitetet teknike dhe njerëzore në funksion të sigurisë.

Për 4 orë monitorim, 10 Leje Drejtimi të pezulluara dhe 22 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar por pa sanksionin plotësues të pezullimit të Lejes së Drejtimit. Duke vlerësuar shqetësimin qytetar dhe rrezikun permanent që shkakton shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, e adresuar në forma dhe menyra të ndryshme, e ndersa pritet një reflektim pozitiv nga përdoruesit e rrugës, konstatimet e rrugorëve, telefonatat dhe denoncimet e qytetareve nëpërmjet aplikacionit të Komisariatit Dixhital, tregojnë se ka akoma shumë punë për të disiplinuar të “pabindurit” dhe “vrasësit e sigurisë në rrugë”, mjafton të referosh disa nga shkeljet kryesore të evidentuara përgjatë muajit korrik nga Policia Rrugore e kryeqytetit, të cilat mbartin jo vetëm disa numra statistikor, por dhe shkallën e lartë të rrezikut dhe neglizhencës që karakterizon akoma drejtuesit e mjeteve, që vijojnë të luajnë me sigurine e jetes së tyre dhe të tjerëve në rrugë.

Gjatë muajit që lamë pas nga Policia Rrugore e Tiranës: ?38 drejtues mjetesh të arrestuar ne flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.? 33 drejtues mjetesh të arrestuar pa leje drejtimi.  ? 18 drejtues mjetesh të arrestuar në flagrancë për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

? 13 drejtues mjetesh të proceduar penalisht për përdorim të simboleve të Policisë së Shtetit. ? 572 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat 172 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 276 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 124 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. #NukDoNdalemiDeriNëFund? #NukLodhemiSëSherbyeriSigurisë??♀️