Mauricio Pochettino ka falënderuar Leonardon dhe Nasser Al-Khelaifin që bën të mundur transferimin e Lionel Messit. Pas vetëm dy stërvitjesh, Pochettino thotë se Messi ka ndryshuar disi PSG-në. Sipas tij, futbollistët duken më të lumtur, janë entuziast me prezencën e më të mirit në botë dhe të gatshëm për objektivat.

Ai beson se me Messin në skuadër, Neymarin e të tjerët, PSG do të luftojë që t’i gëzojë këtë sezon tifozët. Leo Messi ka nisur stërvitjet të enjten dhe do t’i duhen së paku 10 ditë stërvitje intensive për të qenë gati për lojë, pas një muaji pushim. 34-vjeçari mezi pret që të debutojë me fanellën e PSG-së dhe të ketë sukses me PSG-në.