Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka folur për shumëçka rreth tij dhe Barcelonës në live-n e tij të parë në Twitch. Pasi komentoi çështje nga më të ndryshmet, siç është reduktimi i pagës dhe e ardhmja e Barcelonës. Ai gjithashtu iu përgjigj pyetjeve rreth marrëdhënieve me Joan Laportan dhe ish-presidentin, Josep Maria Bartomeu.

“Unë kam raporte më të mira me Laportan sesa me Bartomeun. Disa futbollistë ndjehen të tradhtuar nga Bartomeu. Me Laportan është më ndryshe, Ai po vendos rregull dhe hierarki” – u shpreh Pique. Në kohën e udhëheqjes së Bartomeut, Barcelona pati periudhën më të keqe, duke fituar shumë pak trofe dhe me borgje të mëdha.