Ditën e sotme ka nisur pelegrinazhi i bektashinjve në Malin e Tomorit. Besimtarët i janë drejtuar malit të shenjtë. Festa nis në datë 20 gusht dhe përfundon në 25, por dita kulminante është 22 gushti, ku pelegrinët kryejnë ritet duke bërë kurban, ndezin qirinj dhe luten.

“ABC” sjell pamjet e atmosferës ditën e sotme në malin e Tomorit, ku janë të pranishëm mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe ta ardhur veçanërisht për këtë ditë të shënuar.

Një arsye më shumë për të ngjitur Tomorin këtë vit është edhe shtrimi i rrugës, e cila ishte bërë gangrenë për shumë vite duke rritur pritshmëritë që të ketë një numër të madh pelegrinazh.