Partia Demokratike ka vendosur që ditën e hënë, 30 gusht 2021, në orën 18:00, të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD dhe do të ketë këtë rend dite: -Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar. -Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.

-Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD. -Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.