Ndërsa një pjesë e mirë e trupave talebane kanë hyrë në Afganistan, duke marrë edhe kryeqytetin Kabul, nënkryetari i tyre thotë se tani është koha për të siguruar njerëzit e Afganistanit dhe për të përmirësuar jetën e tyre.

Komentet u bënë në një video të re të lëshuar nga militantët, një ditë pasi luftëtarët shpallën fitoren në Kabul, si dhe hynë në Pallatin Presidencial.

“Tani është koha për të gjykuar, ne do t’i shërbjmë kombit tonë, do t’i japim qetësi të gjithë kombit, ne do të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur për përmirësimin e jetës së tyre”, tha Baradar Akhund para kamerës ndërsa ishte ulur mes, një grupi lu f tët a rësh të tjerë.