Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar hartën ku shpjegohet se cilat zona janë të rrezikuara nga zjarri. Sipas IGJEUM ka një nivel të lartë rreziku për zjarr në pjesën më të madhe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Në qarqet Shkodër, Dibër dhe Lezhë pritet rrezik “I moderuar”. IGJEUM shpjegon se rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme ku edhe temperaturat janë më të larta.