Teksa një pjesë e botës po digjet nga flakët, agjencia hapësinore NASA publikon pamjet dramatike nga hapësira. Shënimet me ngjyrë të kuqe tregojnë vendet ku ka vatra aktive zjarresh, ku ‘flakët’ kanë pushtuar Europën Jugore, Amerikën e Jugut dhe të Veriut, pjesën më të madhe të Afrikës së Jugut dhe Australinë.

Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një situatë shumë kritike, ku zjarre të fuqishëm kanë përfshirë Italinë, Greqinë, Spanjën, Maqedoninë e Veriut e Turqinë. Zjarret kanë shkrumbuar hapësira të tëra me pemë, qindra shtëpi, ndërsa janë evakuuar mijëra njerëz, duke braktisur shtëpitë e tyre. Në Turqi 6 persona kanë humbur jetën nga flakët, ndërsa 2 viktima janë regjistruar në Greqi.