Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato.

Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s, Jack Grealish.

Citizens, për të bindur rivalët e Premier League, kanë ofruar shumën rekord 117 milionë euro.

Anglezi pritet të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League, duke kaluar 105 milionë eurot e paguar nga Manchester United për Pogba në verën e 2016-ës.