Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka thënë se në Afganistan ka nevojë urgjente për medikamente, ndërsa furnizimet në spitale po mbarohen.

Furnizimet emergjente për spitalet, si dhe ilaçet për trajtimin e kequshqyerjes kronike tek fëmijët janë ndër çështjet prioritare, tha Rick Brennan, drejtori rajonal i urgjencës i OBSH -së.

“Tani për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe disa konsideratave të tjera operacionale, aeroporti i Kabulit nuk do të jetë një opsion të paktën për javën e ardhshme,” tha ai.

Por OBSH thotë se po planifikon të krijojë një urë ajrore në qytetin verior të Mazar-i-Sharif me ndihmën e qeverisë pakistaneze brenda dy ose tre ditëve.