Gjirokastra këtë të mërkurë është qetësuar pas shuarjes së të gjithë vatrave të zjarrit të cilët i morën jetën një 64 vjeçari.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se mëngjesi i sotëm ka nis i qetë në Gjirokastër pasi të gjithë vatrat aktive të zjarrit në Gjirokastër janë shuar.

Peleshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se , falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar

“Dielli lind përsëri në Gjirokastër. Pas një nate mes zjarresh, falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar. Vazhdojmë vigjilencën dhe kërkojmë bashkëpunim komunitar për të identifikuar zjarrvënësit e qëllimshëm. #Gjirokastra”, shkruan Peleshi.