Ditën e nesërme nis mësimi plotësues në shkolla, për plotësimin e mangësive nga mësimi online, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar edhe udhëzimin për shkollat, për masat që duhen respektuar. Mes tyre përmendet edhe vaksinimi i mësuesve, proces që duhet të jetë kryer deri me datë 30 shtatorë. Nëse mësuesit nuk vaksinohet as pas 30 shtatorit duhet të paraqesë arsyetimin nga mjeku. I njëjti detyrim shërben edhe për personelin që shërben në shkolla, sanitaret dhe rojet, që duhet të kenë marrë vaksinën kundër COVID deri më 30 shtator. Në të kundërt, po ashtu sikurse mësuesit, edhe ata do të duhet të paraqesin arsyet në rast mosvaksinimi.