Sagent Sadat ishte ministër i komunikimit në Afganistan, para se të shkonte në Gjermani dhjetorin e kaluar, duke shpresuar për një të ardhme më të mirë. Ndërsa aktualisht punon si postier në Leipzig, Gjermaninë Lindore dhe lëviz vetëm me biçikletë. Ai thotë se disa në vendlindjen e tij e kanë komentuar negativisht vendimin, për të bërë një punë të tillë, pasi ka shërbyer në qeveri për dy vjet deri në vitin 2018. Por për të sot puna është punë. “Nuk ndihem fajtor për asnjë arsye. Shpresoj që politikanët e tjerë të ndjekin të njëjtën rrugë, duke punuar me publikun në vend që të fshihen”, tha 49-vjeçari, i mbështetur në biçikletën e tij dhe i veshur me uniformën e tij portokalli.

Historia e tij tani ka fituar publicitet për shkak të kaosit që mbizotëron në Afganistan, që kur talebanët morën pushtetin. Tashmë të afërmit dhe miqtë e tij në Afganistan janë duke u lutur që të jenë në gjendje të hipin në një fluturim si mijëra të tjerë në Kabul që presin të evakuohen.

Me tërheqjen e trupave amerikane nga horizonti, numri i azilkërkuesve afganë në Gjermani është rritur me më shumë se 130% që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët.