Edhe pse në një situatë shumë të përmirësuar, Forcat e Ar mat osura dhe helikopterët holandezë vijojnë punën për shuarjen e zjarreve në vend. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot pamje nga aksionet për shuarjen e zjarreve, të cilat sipas tij, nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

“Trupat tanë dhe helikopterët Chinook janë të angazhuar në Majën e Rrunës në Kukës dhe fshatin Lundre në Burrel, ndërkohë që një operacion ka nisur nga toka nga FA dhe zjarrfikësit e Kavajës, Rrogozhinës dhe Tiranës në fshatin Mengël të Kavajës”, tha Peleshi.

Megjithatë, ai theksoi se “asnjë nga këto zjarre nuk paraqet rrezik për zonat e banuara, ndërkohë që vatrat e tjera në vend janë drejt shuarjes përfundimtare”.