Andi dhe Melisa po hedhin dyshime tek të gjithë që mes tyre ka marrë fund gjithçka. Dyshja nuk ndiqen më në rrjete sociale, si dhe nga ana e tyre nuk kanë munguar postimet që shprehin se janë të lënduar. Ishte Melisa ajo që reagoi si fillim ku kishte shpërndarë një shkrim ku thuhej:

Por së fundmi edhe Andi ka reaguar për ndarjen nga ish-konkurrentja e “Përputhen”. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka bërë të ditur se marrëdhënia e tyre është prishur dhe ka vendosur të largohet për të mos u lënduar.

“Lidhjet janë si xhami. Ndonjëherë është më mirë ta lësh të thyer, se sa të lëndosh veten duke u munduar ta rregullosh”, shkruhet në postimin e shpërndarë nga Andi.

Postimet e vetme që ata kanë vendosur të mos heqin nga profili i tyre janë bashkëpunimet që kanë më biznese të ndryshme të cilat nuk mund të fshihen pa kaluar një periudhë e caktuar kohe në bazë të kontratës që ata kanë firmosur. Por ngelet për tu parë nëse vërtet Melisa dhe Andi kanë vendosur ti japin vërtet fund lidhjes së tyre për shkak se janë shfaqur mjaft të dashuruar në sytë e publikut.