Zv.ministrja e Arsimit, Sportit dhe Arsimit, Bora Muzhaqi priti në një takim delegacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të kryesuar nga Ali Rasheed Al Nuaimi, kryetar i Qendrës Ndërkombëtare të Përsosmërisë për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Hedayah). Muzhaqi u shpreh se, “biseda natyrshëm u përqendrua në projekte të ndryshme që mund të realizojmë për rininë, aktivitete që promovojnë frymën e tolerancës, promovojnë paqen dhe eliminojnë ekstremizmin”.

“Qëllimi ynë i përbashkët është një rini e edukuar dhe e mirëarsimuar, duke i mundësuar aktivitete të frytshme për të shpenzuar kohën e tyre të lirë”, theksoi Muzhaqi. “Gjatë bisedës pata mundësinë të mësoja më shumë mbi politikat rinore të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të vendosnim mbi hapat e mëtejshëm për bashkëpunim me Ministrinë e Rinisë të Emirateve të Bashkuara Arabe”, tha Muzhaqi. “Njësoj si për Emiratet e Bashkuara Arabe, edhe për Shqipërinë, të rinjtë janë aseti më i fortë që kemi”, u shpreh Muzhaqi pas takimit.