Moderna së fundmi ka bërë me dije se vaksina e saj anti Covid është 93 efikase ndaj sëmundjes. Mediat e huaja bën me dije se të dhënat tregojnë se Moderna është katër deri në gjashtë muaj efektive pas dozës së dytë, duke treguar pak devijim nga vlera e efikasitetit e treguar gjatë provave klinike bazë. Kujtohet se ajo njoftoi javën e kaluar se efektiviteti i vaksinës së tyre ulet me 6% çdo dy muaj dhe arrin 84% gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Të dy vaksinat bazohen në teknologjinë mRNA. Ruajtja e efektivitetit të vaksinës do të thotë që personi i vaksinuar do të jetë në gjendje të zgjasë intervalin midis dozave nëse përfundimisht nevojitet një dozë e tretë ose mund të nënkuptojë që nuk do të nevojiten doza shtesë për të mbrojtur kundër Covid. Autoritetet e shëndetit publik në të gjithë botën që merren me variantin shumë ngjitës Delta po diskutojnë nëse dozimi shtesë i vaksinës do të jetë i sigurt, efektiv dhe i nevojshëm. Pfizer planifikon të kërkojë miratimin për një dozë të tretë të vaksinës së tij brenda një muaji, dhe disa vende, si Izraeli, po planifikojnë ose tashmë kanë filluar të japin një dozë të tretë për të moshuarit ose të prekshmit.

Ndërkohë nga ana tjetër Moderna bën me dije se studimet e saj të vazhdueshme të tre dozave potenciale përforcuese prodhuan një përgjigje të fortë imune ndaj varianteve të rëndësishme duke përfshirë Gamma, Beta dhe Delta (të identifikuara së pari në Brazil respektivisht në Afrikën e Jugut dhe Indi) dhe se nivelet e antitrupave neutralizues pas dozës përforcuese i afrohen niveleve merret pas dozës së dytë të vaksinës.