Modelja e njohur Adrola Dushi ka vendosur që të vaksinohet. Me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar se babai i saj ka insistuar shumë që të bëjë vaksinën anti Covid dhe me vendimin e saj e ka kënaqur jashtëzakonisht shumë “Dhe babai im që është gjithmonë i pakënaqur me mua, për 5 minutat e ardhshme do mendojë se jam vajza më e zgjuar, më e mirë dhe më e dëgjueshme që ka bota pasi vendosa të bëj vaksinën”, ka shkruar ajo.

Adrola qëndron në mesin e një pjesë të madhe të artistëve shqiptarë që kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit.