Kondicioneri në stinën e verës është një domosdoshmëri për shkak të temperaturave të larta. Por ekspozimi ndaj tij mund të shkaktojë probleme me shëndetin, në rrugët e frymëmarrjes. Mjekja ORL Holta Sulaj thotë se këto problematika hasen shpesh në verë. Ajo tregon edhe shqetësimet që has më së shumti. “Kondicioneri më shumë sesa ndryshimit të madh të temperaturës, ndikon në tharjen e ajrit. Kjo bën që mukoza e hundës të jetë më e thatë dhe duke u tharë nxitet të riprodhojë më shumë sekrecione që shoqërohet m bllokim të hundësve,” thotë mjekja.

Ajo ka disa këshilla për qytetarët se si mund të mbrojnë shëndetin e tyre gjatë ekspozimit në ajër të kondicionuar. “Në ditë të nxehta vere është e pamundur që të mos e ndezësh fare kondicionerin, por të paktën të mos jemi drejpërdrejtë me kondicionerin, ajri të jetë i lagësht, diferenca e temperaturave të mos jetë më shumë se 7 gradë nga ambienti i jashtëm dhe e rëndësishme është që ambienti herë pas herë të ajroset,’ këshillon mjekja.

Simptomat e shkaktuara nga ekspozimi në ajër të kondicionuar shpesh janë të ngjashme edhe me ato të Covid 19. Mjekët bëjnë apel që mos ti neglizhojnë këto simptoma në këtë periudhë pandemie port ë konsultohen me specialistët.