Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar videon e mjekes së spitalit Infektiv, Dr. Nevila Gjermeni e cila kujton rastet e të rinjve që nuk ja dolën ta fitonin luftën me covid19, por ndërkohë që thotë se mbrojtja ekziston duke ftuar të gjithë të rinjtë që ta vaksinohen.

“Teksa kujtoj pacientët tanë me covid19, kujtimet e mia më të trishta ngelet tek më të rinjtë, tek format më të vështira të tyre, tek Elvisi, tek Sergi, tek Arjola. Luftuam shumë të gjithë për ta. Pavarësisht gjithçkaje nuk mundëm t’ia dilnim. Sot, mbrojtja ekziston. Mos neglizhoni. Vaksinohuni”, thotë Dr. Nevila Gjermeni në videon e postuar nga Manastirliu.