Përmes një publikimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi bën me dije se ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Ambasadës Franceze, Gjermane dhe asaj Spanjolle në Tiranë. “Në ambientet e Ministrisë ë Arsimit, Sportit dhe Rinisë mirëprita përfaqësues nga Ambasada Franceze, Gjermane dhe Spanjolle në Tiranë, me të cilët diskutuam rreth zbatimit në vijim të marrëveshjeve për seksionet dygjuhëshe në arsimin parauniversitar”, shprehet Ministrja Kushi në postimin e saj.

Ndër të tjera, Znj. Kushi nënvizon se:

“Gjatë takimit, u ndalëm tek sugjerimet që ka dhënë secili prej këtyre partnerëve për strategjinë e re të arsimit 2021-2026 dhe më konkretisht, për mësimin e gjuhës së huaj të detyruar në arsimin parauniversitar”.