Është mbyllur në barazim 1-1 miqësorja e luajtur në Francë mes Nice dhe Milan.

Sfida e luajtur në Allianz Riviera është zhbllokuar në minutën e 59-të me një penallti të Gouiri.

Barazimi ka ardhur pesë minuta më vonë me Giroud, blerja e re e kuqezinjve, që ka shënuar me kokë në minutën e 66-të, pesë minuta pasi ishte aktivizuar.

Rezultati ka mbetur i ndryshuar deri në fund.