Milani ka mundur të gjejë një mesfushor të nivelit të lartë pas ikjes së Hakan Calhanoglu te Interi. Tiemoue Bakayoko lë edhe një herë Chelsean dhe rikthehet në Milano.

Francezi ditën e djeshme ka kryer vizitat mjekësore dhe sot ka fimosur kontratën e re me Milanin. Mesfushori vjen në “San Siro” me formulën e huazimit me detyrim blerje.

Ai do jetë te Milani në huazim deri në vitin 2023 dhe më pas Milani do ketë obligimin ta blejë për shifrën e fiksuar prej 15 milionë euro