Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vlerësuar mikpritjen që i është bërë në Tokio delegacionit Olimpik shqiptar, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Tokyo2020. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shpreh falënderime për Grupin Parlamentar Japoni-Shqipëri, për kontributin e dhënë, ndërsa i cilëson si një urë lidhëse mes dy kombeve tona.

“Faleminderit Shkëlqesisë së tij Minoru Kiuchi për mikpritjen e Shqipërisë në Tokio për Lojërat Olimpike. Grupi Parlamentar Japoni-Shqipëri është një urë e madhe lidhëse midis kombeve tona”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, teksa poston edhe foto nga takimet e zhvilluara. Kujtojmë se Shqipëria ka arritur rezultate të larta përmes sportistëve të saj në peshëngritje, gjimnastikë e atletikë, duke u renditur tek 10 më të mirët në botë.