Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka përshkruar operacionet e evakuimit në Afganistan si një mision shumë të komplikuar, ndërkohë që falënderoi si Bundeswehr-in ashtu edhe Uzbekistanin. “Ne tani po punojmë për të sjellë njerëz nga Afganistani, qytetarë gjermanë, por edhe sa më shumë që të jetë e mundur nga forcat lokale ose afganët që kanë nevojë për mbrojtje”, tha ajo gjatë një vizite në Giessen.

“Shpresoj se do të kemi akoma sukses në sjelljen e sa më shumë njerëzve në shtëpi ose në mbrojtje dhe siguri”, theksoi Merkel.

“Kemi të bëjmë me operacione të koordinuara ndërkombëtare, ku Gjermania gjithashtu po luan një rol të rëndësishëm”, tha ajo. “Unë do të doja të falënderoja ushtarët tanë që janë vendosur atje, pasi asgjë nuk është e lehtë”, shtoi Merkel.