Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje sot për veprim “të kontrolluar dhe koordinuar” nga BE në ndihmë të njerëzve më të rrezikuar në Afganistan pas rimarrjes së pushtetit nga Talibanët atje. Merkel tha për gazetarët në Berlin se njerëzit që po largohen nga Afganistani duhet të ndihmohen më së pari nga vendet fqinje, në koordinim me agjencinë e OKB për refugjatët, UNHCR.

“Nëse mendojmë për këtë, si hap i dytë do të ishte pranimi i në Evropë i njerëzve të prekur më rëndë, në mënyrë të kontrolluar”, tha Merkal pas bisedimeve me kryeministrin e Estonisë, Kaja Kallas. Kancelarja pranoi ndasitë e thella brenda BE në temën e azilit, të cilën e quajti një “dobësi” e bllokut 27-anëtarësh, për të cilën “na duhet të punojmë me vullnet të fortë e perkushtim”.