Policia ndëshkoi me pezullim të lejes së drejtimit 14 shoferë, që u kapën duke qarkulluar me shpejtësi që varionin nga 130-185 km/h në aksin Sauk-TEG.

19 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjobë nga 3.000 deri në 6.000 lekë të rinj.

“Kontrollet po vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit 10 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.31 mg/l deri 0.47 mg/l si dhe 21 drejtues të tjerë janë proceduar vetëm me masë administrative pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit në masën nga 0.01 mg/l deri në 0.30 mg/l. Janë arrestuar 6 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi”, njoftoi policia.