Numri i vaksinave kundër COVID-19 të administruara në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4,62 miliardë.

Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Our World Data”, Kina renditet e para me mbi 1,83 miliardë doza të injektuara, e ndjekur nga India me 523 670 000 doza, SHBA-ja me 353 860 000, Brazili me 160 060 000, Japonia me 108 180 000, Gjermania me 96 850 000, BM me 87 180 000, Turqia me 82 138 000, Franca me 79 290 000, Indonezia me 79 050 000, Meksika me 74 800 000, Italia me 73 290 000, Rusia me 68 640 000, Spanja me 60 450 000 dhe Kanadaja me 51 140 000 doza.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, që përpilon të dhënat për pandeminë, numri i rasteve në gjithë botën ka shkuar në mbi 206 387 000 dhe numri i të vdekurve në mbi 4,35 milionë.