1527 mjek familje dhe 316 mjek specialist janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve duke ofruar një shërbim shëndetësor cilësor, të specializuar, afër vendbanimit. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, (FSDKSH) bën të ditur se 3.554.323 vizita janë kryer nga mjekët e familjes dhe ata specialist 6 muajt e parë të 2021-shit.

Nga këto, 3.132.546 vizita nga mjekët e familjes dhe 421.777 vizita nga mjekët specialist të Qendrave Shëndetësore të Specialiteteve në Tiranë. Po kështu, sipas FSDKSH-së janë kryer 903.722 konsulta online.