Beyonce dhe bashkëshorti i saj, Jay Z kanë publikuar para disa ditësh fushatën e “Tiffany &Co”, të quajtur “Rreth Dashurisë” për stoli luksoze. Kjo fushatë ka bërë që këngëtarja të jetë ndër të paktat femra në botë që ka mbajtur ndonjëherë varësen e famshme të diamantit që njihet si “diamanti i gjakut”. Në lidhje me këtë gjë, ka qenë publiku që i është kthyer ashpër Beyonce-s. Sipas tyre, varësja e diamantit prej 128,54 karatësh, të cilën artisja e ka mbajtur në fotografitë e realizuara për fushatën, vjen nga një minierë e kolonizuar në Kimberley të Afrikës Jugore. “Diamanti i gjakut”, siç është përkufizuar edhe nga Kombet e Bashkuara (OKB) është secili diamant që është i minuar dhe shitet në atë zonë, për të financuar aksionet ushtarake kundër qeverisë.

Mesa duket, Beyonce nuk kishte dijeni në lidhje me këtë histori. “Beyonce është e informuar për kritika dhe e zhgënjyer dhe shumë e zemëruar se nuk i është treguar historia e diamantit”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren për “The Sun”. Diamanti Tiffany u gërmua nga Miniera Kimberly e Beers në Afrikën e Jugut koloniale, në vitin 1877 kur punëtorët me ngjyrë u detyruan të punonin në kushte të tmerrshme dhe shfrytëzuese kundrejt një page minimaliste. Ndërkohë themeluesja e Tiffany, Charles Tiffany e kishte blerë diamantin nga miniera në vitin 1879.