Zv.kryeministri Erion Braçe theksoi sot se masat e reja kundër COVID janë të domosdoshme pas shthurjes dhe mos vaksinimit. “Cilido që është në marrëdhënie me shtetin, nëpunës, nëpunës në shërbime masive për qytetarët etj, duhet te vaksinohet! E ka detyrim veç mundësi për të shpëtuar shëndetin e tij!”, shprehet Braçe në reagimin e tij. “Tani kam nja dy fjalë me këta reaktivët e rrjeteve sociale që sapo nisën fushatën: Gjithçka kthehet në liri e me masat standarde, maskë, distancë e larje duarsh me një vaaaaksiiiinëëëëëë! 95% e të infektuarve të përditshëm janë të pa vaksinuar! Dhe të pa vaksinuar në këtë vend janë shuuuumë!”, u shpreh Braçe.

“Ka dhe një kategori tjetër me të cilët është e vështirë të merresh vesh; Dy muaj më parë: Ka ra ekonomia, ka ra biznesi, s’po vijnë turista, s’ble kush, na iku vera pa ba nai lekë, na kan myll kta, s’lon njerëzit me ardh etj etj; Dy muaj me pas, fiks sot: Aaaa po, e myllën nji kto, pasi lan me hy kë deshën dhe bon han, tani dun pasaportë vaksinë, test etj. Boll me llafe; Thjesht, shko e bëj vaksinën! E ke kaluar ose jo, dëgjo mjekun dhe shko bëj vaksinën!”, theksoi Braçe.