Gazetari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Marin Mema dha një intervistë mjaft speciale për programin veror “Pushime on top” nga vendi i tij i origjinës, Kolonja. Si rrallëherë, ai foli për jetën personale dhe planet për t’u bërë baba. I pyetur nga moderatorja Ori Nebijaj nëse mendon që së shpejti të bëhet baba, ai u përgjigj: “Po patjetër, nuk ka njeri që mos e mendojë të bëhet babi ose mami. Patjetër që unë do t’i sjell në vendin ku kam origjinën, pavarësisht se unë jam lindur dhe rritur në Tiranë”, tha ai teksa theksoi se nuk e di sa të largët apo të afërt e ka si plan.

Po ashtu, gazetari dha më shumë detaje për jetën e tij personale dhe për arsyen pse ka vendosur ta mbajë larg syve të publikut vajzën e zemrës.

“Është zgjedhje e të dyve, është zgjedhje edhe e imja për t’i mbajtur gjërat e mia për vete. Është më bukur kur ti gjërat private i mban për veten tënde. Njerëzit mua më njohin për Marinin që ka dëshirë të zbulojë Shqipërinë, për të sjellë ato vështirësitë, problemet, për të sjellë ato gjërat e bukura. Dhe Marinin e kanë zgjedhur për këtë pjesë, kurse pjesa private nuk është një gjë që do të ishte në interesin e njerëzve”, u shpreh gazetari.