Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e mjekes Anisa Potka e cila është pjesë e spitalit rajonal të Beratit, në shërbim të fëmijëve të qarkut. Ministrja shprehet se tashmë ka më shumë shërbime afër vendbanimit.

“Dr. Anisa Potka, e diplomuar për Mjekësi, me specializim afatgjatë për pediatri në Tiranë dhe Trieste të Italisë, është bërë pjesë e ekipit të Spitalit Rajonal të Beratit, në shërbim të fëmijëve të të gjithë qarkut.

Më shumë shërbime afër vendbanimit, falë rikthimit të mjekëve specialistë në spitalet rajonale dhe bashkiake në të gjithë vendin. S’ka kohë për pushim”, shkruan ministrja.